ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               
Aliu ne Kur'an

Ajeteve të komentuara për Ehli Bejtin u shtohen shumë ajete të cilat sqarojnë përparësinë, pozitën, tiparet dalluese, moralin e bukur të prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (paqja qoftë mbi të!), si dhe domosdoshmërinë e bindjes ndaj tij. Ato janë të shumta dhe prelati i ummetit, Ibn Abbasi, i përshkruan ato me thënien e tij:

Lexo artikullin
Besimtari i vertete

Besimtar i vërtetë është njeriu i sinqertë në fjalë, në vepër dhe në qëllime. (u thoni jnjerezve fjalë të mira) (O ju që keni besuar dhe vepruar vepra të mira) (Innema a'malu binijat) Besimtar i vërtetë është ai për të cilin krenohet njerëzia. Besimtar i vërtetë është ai që logjikon, arsyeton dhe nuk nxiton në fjalë, në vepra dhe në vendime. (këto janë argumente për njerëzit që arsyetojnë)

Lexo artikullin
ES SIRAAT (rruga)

Fjala "siratun", rrugë, në Kur'anin e shenjtë përmendet 45 herë. Në të gjitha rastet ajo përmendet formën e emrit të prejardhur nga folja (masdarun). Kjo formë përmendje ka ardhur në Kur'an që të tregojë për një rrugë të veçantë të të menduarit, ndryshe nga rrugët e tjera. Kjo rrugë është Islami, i cili bazohet në adhurimin e Allahut të Vetëm e të Pashoq,

Lexo artikullin
Imam Aliu(PAQJA QOFTË MBI TË!) i Dashuri i Allahut

Imam Aliu është i biri i Ebu Talibit dhe i Fatime bint Esed. Lindi në Qaben e shenjtë më 13 Rexhep, 30 vjet pas vitit të Elefantit. Kanë kaluar vite madje edhe shekuj ku mendimtarët, studiuesit dhe dijetarët kanë shkruar libra, kanë folur madje edhe i kanë thurur vargje figurës së imam Aliut (paqja qoftë mbi të!).

Lexo artikullin
Ali Ibn Ebi Talib, fituesi i cmimit më të madh ne histori

A keni dëgjuar për kalorësin më të përkryer dhe për heroin e drejtësisë dhe të vërtetës? a keni dëgjuar për kalorësin e pranishëm në paqë e në luftë? A keni dëgtjaur për kalorësin më asket, më të përkorë dhe më të devotshëm? Ai është kalorësi i cili shkatërroi politeizmin dhe paganizmin. Është heroi që u përball me padrejtësinë dhe errësirën. Ai është Ali ibn Ebi Talib. A jemi në gjendje ta përshkrtuajmë këtë kalorës? Heroizmi i tij që përshkruhet në jetëshkrimine imamit (paqja qoftë mbi të!) na e tregon fare qartë pozitën e lartë të tij.

Lexo artikullin
Imam Hasan El Muxhteba (Paqja qoftë mbi të)

Arritëm në mesin e muajit të begatë të Ramazanit. Kjo ditë është e zbukuruar me një festë të këndshme dhe gëzim të madh. Në ditën e 15 të muajit të bekuar të Ramazanit të vitit 3-të hixhrit, lindi djali i parë i imam Aliut dhe i zonjës Fatime Zahra. Nga kjo lindje u gëzua dhe u freskua edhe zemra e profetit Muhammedit paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Lexo artikullin
Imam Khomeini, Lider i Paharruar

Në Kur'anin e shenjtë, në suren Muxhadele, ajeti 11, lexojmë: "Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija." Gjithashtu, në suren Fatir, ajeti 28 lexojmë: "Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhje mbi familjen e tij!) ka thënë: "Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve."

Lexo artikullin
Isai, Biri i Merjemes në Kur'an

Islam na mëson të besojmë në të gjithë profetët e Allahut. Myslimanët besojnë në të gjithë të dërguarit e profetët e Allahut. Sipas Kur'anit të Shenjtë, ata nuk bëjnë dallim mes të dërguarve dhe profetëve: "...Të gjithë besojnë në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij...” (Sure "Bekare", ajeti 285.)

Lexo artikullin
Kuptimet e lutjes në Kur'anin e Shenjtë

Fjala dua në gjuhësi ka kuptimin e kërkesës dhe thirrjes. Në Kur’anin e shenjtë fjala dua përmendet me kuptime të ndryshme. 1- Thirrje, siç thuhet në ajetin 61 të sures “Ali Imran”: “Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët.”

Lexo artikullin
Kur'ani i Shenjtë në pikëpamjen e Imam Khomeinit (Paqja Qoftë Mbi Të

Jeta e të mëdhenjve për ne është një burim i pashtershëm, eksperiencë, mësim dhe shpresë. Të mëdhenjtë janë majat e larta me të cilat kemi dëshirë të njihemi dhe nxitojmë të ngjitemi në to. Ata janë pishtarë që ecin para nesh në errësirat që na dalin përpara. Ata na ringjallin sigurinë në vetvete, në jetën e në qëllimet e saj. Nëse nuk do të ishin të mëdhenjtë, me siguri, që në përpjekjet tona të përditshme do t’i kishim humbur shpresat dhe padituria do të drejtonte punët tona.

Lexo artikullin
Kur'ani për Kur'anin

Jetesa e njeriut lind si pasojë e besimit të tij dhe si rezultat i mendimeve që ai mbart, sepse, në fillim njeriu mendohet për një punë, e pastaj e vepron atë. Besimi është ai që i përligj atij qëndrimet (mauakif), i projekton udhën që do të ndjekë dhe i përcakton mënyrën e jetesës.

Lexo artikullin
Në lulishten e Kur'anit

Allahu i Madhërur në Kur’an thotë: “O ithtarët e Librit! Juve ju erdhi i Dërguari Ynë, i cili ju shpjegon gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej Librave (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fal shumë. Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani), “me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.” (Sure “Maide”, ajetet 15-16)

Lexo artikullin
Njohja me Shiizmin

1- Fjala shiatu është arabe dhe rrjedh prej fjalës mushajeah. Ajo do të thotë ndjekje, pasim. Myslimanët shiitë quhen kështu, sepse ata janë ndjekës të Aliut dhe të fëmijëve të e tij pas profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). 2- Ata besojnë se parimet e Islamit janë: Teuhidi (Njëshmëria e Zotit), Nubuveti (Profetizmi) dhe Meadi (Ringjallja). Ata besojnë gjithashtu se prej Teuhidit është Adli (Drejtësia sipas Zotit) dhe prej Nubuvetit është Imamati (Udhëheqësia).

Lexo artikullin
Pasojat negative të humbjes së shpresës

Humbja e shpresë nga mëshira dhe falja e Allahut të Madhëruar është njësoj si mohimi i Tij. Allahu i Madhëruar në suren “Zumer”, ajeti 53 thotë: “Thuaj: “O robtë e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.”

Lexo artikullin
Fjalor Kur'anor, Profetët e përmendur në Kur'an

1- Profeti Adem (Paqja qoftë mbi të!), babai i njerëzimit
Përmendet 25 herë në Kur'an. Ka jetuar 1000 vjet. Është varrosur në Indi. Thuhet se është varrosur në Mekë dhe thuhet se është varrosur në Bejtul Makdis (Palestinë).
2- Profeti Idrisi (paqja qoftë mbi të!) Kur'ani flet 2 herë për këtë profet të madh. Ka lindur në Egjipt. Thuhet se ka lindur në Babiloni.. Thuhet se ka jetuar 865 vjet . Nga këto vite 368 ose 308 vjet i ka jetuar me Ademin, Allahu e di më së miri.

Lexo artikullin
Profeti i Paqes dhe i dashurisë

Mesazhi që solli Profeti është mesazhi i paqes dhe i sigurisë. Ai ka qenë i vërteti, besniku. Njerëzit e njihnin, e njohin dhe do ta njohin deri në fund të kësaj jete si të tillë. Për atë, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ti je në skajet e larta të moralit.” Ai e mbarti Mesazhin e Allahut në zemrën e tij, në gjuhën e tij e në çdo hap të jetës së tij dhe ua përcolli të gjithë njerëzve. Ai është përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të ndryshme të botës.

Lexo artikullin
Hytbe e Profetit në pritje të muajit të Ramazanit

“O njerëz! Për ju po afrohet muaji i Allahut me begati, me mëshirë e me falje mëkatesh, muaji që tek Allahu është më i miri i muajve. Ditët e këtij muaji janë ditët më të mira; netët e këtij muaji janë netët më të mira; orët e këtij muaji janë orët më të mira. Është muaji kur ju jeni mysafirë të Allahut. Në këtë muaj jeni bërë prej të nderuarve të Allahut. Frymëmarja juaj në këtë muaj është madhështim i Allahut. Gjumi juaj në këtë muaj është adhurim.

Lexo artikullin