ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit


Allahu i Madhëruar në Kur'anin e shenjtë thotë: "E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: "Unë, me të vërtetë jam mysliman." (Sure "Fusilet", ajeti, 33))


Radioehlibejti është stacion mediatik dhe pjesë e shoqatës "FLLADI", e cila është themeluar në vitin 2005. Motoja kryesore e kësaj shoqate është fjala e Allahut të Madhëruar në suren "Huxhuratë: "Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni." (Sure "Huxhurat", ajeti 10)

Nga viti i themelimit e deri më sot, kjo shoqatë ka kryer disa aktivitete. Ndër to:

1- Botime librash. Ka botuar disa tituj librash me tematikë të ndryshme si, akaid, moral, histori, komentim, njohuri të përgjithshme islame, etj. Këto libra ndodhen në faqen: www.dritaeehlibejtit.com.

2- Botime artikujsh të ndryshëm në gazetat ditore.

3- Prodhim filmash të përkthyer me titra si Merjemja e Bekuar dhe Banorët e Shpellës, të cilat do t'i gjeni në këtë faqe.

4- Pjesmarrje në panairin e librit të zhvilluar në Tiranë

5- Pjesmarja në panaire ndërkombëtare të zhviluara në Teheran.

6- Përgatitje broshurash të ndryshme.

7- Program të drejtpërsëdrejtë në Radion Nacional, 93.6 Mhz, çdo ditë të enjte nga ora 18.00 deri në 19.30. ky program mund të ndiqet edhe në audio dhe video në adresën: www.radionacional.al

8- Pjesmarrja në konferenca e seminare Brenda dhe jashtë vendit.

9- Hapja e faqes së internetit: www.radioeehlibejtit.com

10- Prodhim tregime të profetëve në formë radiodrame (Historia e profetit Nuh dhe Historia e profetit Ibrahim (Paqja e Allahut qoftë mbi ta!).

11- Organizim ceremonish me rastin e ditëlindjes apo martirizimit të Profetit Muhamed dhe Imamëve të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!).


Kjo radio ka për qëllim përhapjen e Fjalës së Allahut të Madhëruar, Kur'ani i shenjtë, traditën e pastër profetike si dhe kulturën e Ehli Bejtit të profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), larg çdo fanatizmi verbues. Të gjitha materialet që do të shikoni dhe do të dëgjoni në këtë faqe, do të jenë të marra nga burime të sakta islame të shkruara prej dijetarëve islam. Gjithashtu, do të përcjellim edhe mendimet e dijetarëve dhe patriotëve të shquar shqiptarë të cilët kanë shkruar për Kur'anin, Profetin Muhamed dhe Ehli Bejtin e tij të pastër.

E lusim Allahun Fuqiplotë që të na mbarësojë në këtë jetë që të jemi në shërbim të fesë së Tij të pastër, Islamit, dhe na bashkoftë me profetin dhe Eli Bejtin e tij në Ditën e Kiametit.