ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               
Falenderimi i Nënës

Kur ishe një vjeç, ajo të ushqente e të pastronte e ti e falënderoje duke qarë gjithë natën! Kur ishe dy vjeç,ajo të mësonte të ecje e ti e falënderoje duke ikur kur të thërriste! Kur ishe katër vjeç, ajo të jepte lapsin që të mësoje të vizatoje e ti e falënderoje duke ngjyrosur muret!

Lexo
Pyetja që iu drejtua prijësit të besimtarëve, imam Aliut (paqja qoftë mbi të!).

Një ditë xhumaje, imam Aliu mbajti një fjalim. Pas fjalimit (hytbes), një burrë nga të pranishmit u çua dhe e pyeti imam Aliun: "O prijës i besimtarëve! Përse nuk na përgjigjet lutja jonë dhe Allahu i Madhëruar thotë: "Mu lutni Mua, t'i përgjigjem lutjes tuaj"?!

Lexo
Komentimi i Sures Kadr

Siç duket edhe nga vetë emri, kjo sure përmbansqarimin e zbritjes së Kur`anit Famëlartë në Natën e Kadrit. Gjithashtu, përmbajtja e saj sqaron rëndësinë dhe mirësitë e kësaj sureje. Për sa i përket vendzbritjes së saj, komentuesit thonë se ka zbritur në Mekë.

Lexo
Këshillat e hazreti Isait (paqja qoftë mbi të!)

Lum për ata që janë të mëshirshëm; këta janë ata që do ta arrijnë mëshirën e All’llahut në ditën e Kiametit. Lum për ata që i përmirësojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve; në Ditën e Kiametit, ata do të jenë afër All’llahut. Lum për ata që i kanë zemrat e pastra, në Ditën e Kiametit, ata do të arrijnë dhuntinë e All’llahut.

Lexo
Këshillat e Allahut për hazreti Isain

O Isa, Unë jam Zoti yt dhe Zoti i baballarëve të tu. Emri im është Vahid (i Vetmi). Unë jam Krijuesi i vetëm që ka krijuar çdo gjë. Çdo gjë është krijesa Ime dhe gjithçka kthehet tek Unë. O Isa, sipas urdhrit Tim, ti je Mesihu; me lejen Time, do ta krijosh shpezën nga balta dhe do ta ringjallësh të vdekurin përmes fjalës Time, prandaj, frikësohu prej Meje. Nuk mund të gjesh asnjë strehë tjetër, përveçse tek Unë.

Lexo
Kohëpritja e divorcit e çon dijetarin jahudi të përqafojë Islamin

Dijetari jahudi në fushën e embrionologjisë Robert Gilhem ka përqafuar Islamin. Këtë e bëri pasi e habitën ajetet e Kur’anit të cilat flasin për kohëpritjen e gruas së divorcuar, për të cilën, ai e harxhoi jetën e tij në hulumtimet e posaçme rreth “shenjës” së burrit në kontaktet bashkëshortore. Pas hulumtimeve, u vërtetua se shenja e mashkullit zhduket pas tre muajsh.

Lexo
Shpenzimi i jobesimtarëve

Në suren “Ali Imran”, ajeti 117, Allahu i Madhëruar thotë: “Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk ato. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.” (“Ali Imran”, 117Në këtë ajet të begatë, Allahu e shëmbëllen shpenzimin e jobesimtarëve me mbjelljen e jobesimtarit në një tokë pjellore. Mirëpo, pas mbjelljes fryn një erë e akullt dhe than gjithçka që mbolli jobesimtari në këtë tokë.

Lexo