ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               
Islami dhe prindërit

Zekeria ibn Ibrahim ka qenë i krishterë pastaj ka përqafuar Islamin në duart e imam Sadikut (a.s.). Një ditë Zekeria e pyeti imamin për një fetva:"Unë e kam nënën të verbër dhe jetoj me familjen time. Ha e pi prej ushqimit të tyre dhe me enët e tyre. Çfarë rregulle ka për këtë veprim?" Imami e ka pyetur: "A e hanë mishin e derrit?"

Lexo tregimin
Lajmi i vdekjes së tre shokëve

Një ditë Isai, i biri i Merjemes së bashku me tre shokë të tij dolën për të përmbushur nevojat e tyre. Gjatë rrugës ata kaluan pranë një qypi me flori. Isai (paqja qoftë mbi të!) u tha shokëve të tij: "Ky vret njerëz." Pastaj, u largua.
Njëri nga shokët tha: "Unë kam për të kryer një nevojë dhe u largua."

Lexo tregimin
Ëndrra e burrit të Bagdadit

Shumë kohë më parë në qytetin e Bagdadit jetonte një burrë shumë i pasur por që ishte fisnik, i nderuar, miribërës dhe me famë shumë të madhe. Por një ditë për shkak të një konflikti iu desh të ndërronte qytet.gjithashtu ai kishte edhe një familje shumë të mirë por që mbartnin një secret shumë të madh. Sekreti i tyre ishte se çfarë do gjëje që ata të kërkonin ajo potësohej.

Lexo tregimin
Pasurimi i të varfërit dhe kthimi në musliman një jehudi

Nga libri "Hekajatus Salihijn" transmetohet se: Një musliman i varfër e nevojtar, i cili me punën që bënte as për të shuar urinë nuk I mjaftonte, kështu që një ditë vendosi që të dalë nga shtëpia e tij për të kërkuar (kafshatën e gojës) rriskun e tij. Nuk dinte se ku të drejtohej, ndërkohë që ecte u afrua pranë një xhamie, ku "veizi" po mbante hytben (fjalimin) e tij.

Lexo tregimin
Gruaja që fliste vetëm me Kur’an

Abdullah ibn Mubareku (All’llahu e mëshiroftë!) rrëfen: “Vendosa të shkoja e të vizitoja Qaben dhe varrin e Muhammedit (paqja qoftë mbi të!). Në një rast, gjersa isha në rrugëtim e sipër, vërejta një shenjë të zezë në hapësirën tokësore. Vendosa të nisem drejt shenjës dhe duke iu afruar, dallova se ishte një grua plakë me mbulesë dhe shami të leshtë.

Lexo tregimin
Studenti dhe shoku i tij

Studenti tha: “Zoti nuk ekziston.” Shoku i tij iu përgjigj: “Si e thua këtë gjë, kush ta ka mësuar? Stutenti tha: “Unë nuk mund ta mohoj se shkolla është ajo e cila ma mësoi këtë gjë, që më shpëtoi prej zakoneve dhe më çoi në horizontet e gjera të diturisë.

Lexo tregimin
Ushqimi i mbretit

Ishte ulur në një cep të kasolles e po hante një copë buke të thatë. Më tutje dy qen të braktisur po kërkonin ushqim. Për një moment qentë qëndruan. Behluli dëgjoi këmbet e dikujt që po afrohej. Pa e prishur terezinë vazhdoi të shijonte bukën e thatë. Një burrë iu afrua pranë. Kishte veshur rrobat e shërbyesit të kështjellës e në duar mbante një pjatë të madhe me ushqim.

Lexo tregimin
Shokët

Në Librin e Tij, Kur’anin famëlartë, All’llahu i Madhëruar i cilëson shokët duke thënë: “Atë ditë shokët do të jenë armiq me njëri-tjetrin, përveç të devotshmëve, të përkushtuarve.”(Sure “Zuhruf”, ajeti 67) Në një ajet tjetër thuhet: “E atë ditë kur i padrejti do të kafshojë duart e tij e do të thotë: ‘Ah sikur të kisha ndjekur rrugën e Profetit…

Lexo tregimin
Një mbret mohon Zotin

Në kohët e shkuara ishte një mbret i cili mohonte ekzistencën e Zotit (që qoftë i Madhëruar!). Ky mbret kishte si ndihmës të tij, një «ministër», i cili pohonte dhe dëshmonte se ekziston një Zot.Ministri urdhëroi që të ndërtohej një kështjellë e mrekullueshme me kopësht dhe të mbillen pemë dhe lule të shumëllojshme.

Lexo tregimin
Varrosa për së gjalli dymbëdhjetë vajzat e mia

Kjo ngjarje transmetohet nga vetë Kejs ibn Asim, i cili ishte njëri nga paria e fisit Beni Temijm në periudhën e xhahiljetit (injorancës). Ai pranoi Islamin në kohën e Profetit (paqja dhe bekimet e All’llahut qofshin mbi të!). Një ditë, ky person shkoi tek Profeti (paqja dhe bekimet e All’llahut qofshin mbi të !)

Lexo tregimin
Burri mëkatar dhe profeti

Vrasja e vajzave, fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhé. Sa i keq është ai gjykim i tyre. (Sure “Nahl”, ajeti 59)

Lexo tregimin