ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

SEJJID TEKIJ JUSUF EL-HAKIJM


Aliu ne Kur'an


Ajeteve të komentuara për Ehli Bejtin u shtohen shumë ajete të cilat sqarojnë përparësinë, pozitën, tiparet dalluese, moralin e bukur të prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (paqja qoftë mbi të!), si dhe domosdoshmërinë e bindjes ndaj tij. Ato janë të shumta dhe prelati i ummetit, Ibn Abbasi, i përshkruan ato me thënien e tij: “Nuk ka zbritur për njeri në Librin e Allahut të Lartësuar, çfarë ka zbritur për Aliun.” 1
Gjithashtu ka thënë: “Në çdo ajet në Librin e Allahut që thotë: “O ju, të cilët keni besuar!”, Aliu është i pari, prijësi dhe fisniku i tij. Edhe pse i ka qortuar Allahu as’habët (bashkëkohësit) e Muhamedit, Ai nuk e ka përmendur Aliun, veçse për mirë.” Këtë e ka transmetuar Taberanij dhe Ibn Ebi Hatemi nga Ibn Abbasi.2
Duke parë ajetet e shumta që kanë zbritur për të, muhadithët dhe komentuesit e shkuar i kanë dhënë rëndësi individualizmit të tematikës për ato që kanë zbritur në Kur’an për Aliun me përshkrime e botime, si p.sh.: Xheludiju, Taberaniju, Ebu Naimi, Muhamed ibn Mu’mini Shiraziju, Hasekaniju, Ebu’l Ferexh El-Isfahaniju, Hibriju, Merzebaniju, Ebu Is’hak Eth-Thekafiju, Ebu Xha’fer El-Kummiju, El-Muxhashiiju, Ebu Abdil’lah El-Khurasaniju e të tjerë.3
Siç vijon, po përmendim një përzgjedhje të ajeteve të Kur’anit që kanë zbritur, veçanërisht, në lidhje me udhëheqësinë e prijësit të besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibit:
1- Allahu i Madhëruar thotë: “…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin si fe…”4
Ky ajet ka zbritur për udhëheqësinë e prijësit të besimtarëve. Transmetimet me zinxhir të saktë, të cilat bëjnë të qartë zbritjen e këtij ajeti të Dërguarit të Allahut pas kthimit nga Haxhi i Lamtumirës dhe gjatë ligjëratës në Gadijrin Khum, mbështesin njëra-tjetrën.
Kjo është vërtetuar nga metoda të shumta të transmetuesve të besueshëm, që kanë transmetuar nga një numër i madh sahabësh (shokësh). Prej tyre: Ali ibn Ebi Talibi,Abdullah ibn Abbasi, Ebu Said El-Khudriju, El-Bera ibn ‘Azibi, Zejd ibn Erkami, Selman Farisiju, Ebu Dherr El-Gifarij, Ammar ibn Jasiri, Mikdad ibnu’l-Esuedi dhe Ebu Hurejreja.5
Në atë ligjëratë thuhet se Profeti, ditën që i ftoi njerëzit në Gadijr Khum ka qenë ditë e enjte, më pas i ftoi njerëzit për tek Ali ibn Ebi Talibi.
Ndërkohë, mori dorën e tij dhe ngriti atë deri sa njerëzit panë të bardhën e pëllëmbës dhe tha: “Për atë që kam qenë udhëheqës i tij edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah i Plotpushtetshëm, duaje atë që që e do Aliun dhe bëhu armik i atij që armiqëson Aliun. Përkrahe atë që përkrah Aliun dhe poshtërje atë që e poshtëron Aliun.”Pastaj ata të dy nuk u ndanë derisa zbriti ky ajet: “Sot përsosa për ju fenë tuaj...” I Dërguari i Allahut tha: “Allahu është më i Madhi ndaj përsosjes së fesë, plotësimit të begative dhe kënaqësisë së Tij me mesazhin tim dhe udhëheqjen e Aliut.”6
Poeti i të Dërguarit të Allahut, Hasan ibn Thabit El-Ensarij e ka regjistruar këtë ngjarje historike me fjalë të ndritura. Pasi i mori leje të Dërguarit të Allahut e ky i fundit i dha leje atij, Hasani tha:

“Profeti i tyre i thërret ata në Khum atë Ditë Gadijri,
dhe sa duhej dëgjuar i Dërguari kur thirri!
Tha: ‘Cili është i pari juaj dhe i juaj kujdestar?’
Ata u përgjigjën – pa pipëtirë ndonjë kundërshtar - :
Ti je udhëheqësi ynë dhe i yni kujdestar
dhe nuk do të gjesh ti sot tek ne asnjë kundërshtar.’
I tha atij: ‘Çohu, o Ali, sepse unë
të kam pëlqyer ty pas meje udhëzues e prijëtar.
Për atë që kam qenë udhëheqës, ky është i tiji udhëheqës
Jini për të përkrahës besnikë dhe ndjekës.’
E atëherë, u lut: ‘O Allahu im, duaje të tijin ashik
dhe bëhu armik i atij që i bëhet Aliut armik.”7
Në fillim të një kasideje të prijësit të besimtarëve (paqja qoftë mbi të!) shkruhet:
“Muhamedi, Profeti, vëllai dhe binjaku im
e Hamzai, zotëria i dëshmorëve, xhaxhai im…”
e deri te thënia e tij (paqja qoftë mbi të!):
“E obligoi udhëheqësinë time për ju
i Dërguari i Allahut Ditën e Gadijrit Khum
Mjerë për atë, pastaj mjerë për atë, pastaj mjerë për atë
që e takon Zotin nesër me padrejtësi ndaj meje!”8

2- Allahu i Madhëruar thotë: “O ti, i Dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën, atëherë nuk e kryer misionin e Tij. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve…”9
Ky ajet ka zbritur për udhëheqësinë e Prijësit të besimtarëve dhe me të njëjtin rast që zbriti edhe ajeti i parë. Ka transmetuar El-Uahidiju me zinxhir nga Ebi Sa‘id El-Khudrij, i cili ka thënë: “Ky ajet ka zbritur në ditën e Gadijr Khumit (fill pas Haxhit të Lamtumirës) për Ali ibn Ebi Talibin.”10
Transmeton Sujutiju dhe Sheukaniju nga Ibn Mes’udi, i cili ka thënë: “Lexonim në kohën e të Dërguarit të Allahut: “O ti, i Dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd” që Aliu është udhëheqësi i besimtarëve: “E nëse nuk e bën, atëherë nuk e kryer misionin e Tij.”11
3- Allahu i Madhëruar thotë: “Udhëheqësi (kujdestari) juaj është Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim - ruku’).”12
Ky ajet, gjithashtu, ka zbritur për udhëheqjen e prijësit të besimtarëve.
Shumica e librave të komentimit (tefsijr) të Kur’anit vërtetojnë zbritjen e këtij ajeti për Ali ibn Ebi Talibin (paqja qoftë mbi të!) në momentin që dha unazën e tij për sadaka duke qenë në ruku’ të namazit.13
Kuptimi i udhëheqësit në këtë ajet nuk del nga kuptimi që të shkon në mendje, që është posedues i urdhrit, i çështjes dhe më parësor në udhëheqje. Pra, kuptimi është për atë që ka kompetencën e udhëheqjes për çështjet e njerëzve dhe që ka më shumë përparësi mbi to, është imami, prijësi; është një tekst deklarativ e i qartë për prijësinë e prijësit të besimtarëve, pas të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Hasan ibn Thabiti, në lidhje me këtë kuptim, kompozoi:

“O Ebu’l-Hasan flijoj për ty veten dhe jetën time
e çdo i ngadaltë në udhëzim e i shpejtë
A mund të shkojë dëm lavdërimi im dhe i të dashuruarve
Lavdërimi në krahët e Zotit nuk humbet
Ti je ai që dhe duke qenë në ruku (i përulur në namaz)
U flijofshin për ty shpirtrat e popullit, o i përuluri më i mirë
Për ty Allahu zbriti prijësinë më të mirë
dhe e sqaroi atë në ligjet e patundshme.”14

4- Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.”15
Në librat e komentimit të Kur’anit dhe historisë së Profetit, në lidhje me shkakun e zbritjes së këtij ajeti, thuhet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thërriti fisin Abdu’l-Muttalib, u dha për të ngrënë e më pas iu drejtua duke u thënë: “O bijtë e Abdu’l-Muttalibit! Betohem në Allahun se nuk njoh ndonjë të ri mes arabëve që i ka sjellë popullit të tij diçka më të mirë se ç’ju kam sjellë unë juve. Unë ju kam sjellë më të mirën e kësaj bote dhe botës tjetër. Më urdhëroi Allahu i Lartësuar që t’ju ftoj juve për tek Ai.
Cili nga ju më përkrah mua në këtë çështje që të jetë vëllai im, këshilltari im dhe zëvendësi im tek ju?” Të gjithë të pranishmit heshtën dhe nuk thanë asgjë. Aliu (paqja qoftë mbi të!) tha: “Unë, o i Dërguari i Allahut, do të jem përkrahësi yt për të.” Pastaj Profeti e kapi për qafe e tha: “Me të vërtetë, ky është vëllai im, këshilltari im dhe zëvendësi im tek ju, kështu që dëgjojeni atë dhe bindjuni atij.”16
Ajetet që kanë zbritur për prijësin e besimtarëve, Aliun, janë të shumta e që nuk mund t’i përmendim të gjitha në këtë kërkim të shkurtër. Ai që dëshiron më shumë, le të kthehet tek librat e botuar për këtë temë.17

1 Tarijkhu’l-Khulefa i Sujutijut, 189, Daru’t-Te‘àun, Mekke Mukerremeh. Nuru’l-Ebsar, 90.
2 Nuru’l-Ebsar, 87 dhe 90. Kifajetu’t-Talib, 139. Er-Rijadu’n-Nadire, 2: 274. Dhekhairu’l-‘Ukba, 389. Mexhmau’z-Zeuaid, 1: 317 dhe 9: 112. Biografia e Imam Aliut nga Tarijkhu Medijneti Dimashk, 2: 428-430/935-939. Shevahidu’t-Tenzijl, 1: 48-54/ 67-85. Menakibu’l-Khavarizmij, 188.
3 Ehlu’l-Bejt fi’l-Mektebeti’l-Arabije i Abdul Azijz Et-Tabatabaij, 444-445, Muessesetu Ali’l-Bejt li Ihjai’t-Turath, Kum botimi 1. Edh-Dherij‘ah ila Tesanijfi’sh-Shi‘a i Aga Buzurg Et-Tahranij, 19: 28-29, Menshurat Ismaijlijan, Kum. En-Nuru’l-Mushte‘al min Kitab Ma Nezele mine’l-Kur’an fi’-Imami Alij i Ebu Naim El-Asbehanit, 14-19, Ministria e Udhëzimit Islam, Kum, botimi 1.
4 Surja “El-Maide”, ajeti 3.
5 Shih Menhexh fi’l-Intimai’l-Medhhebij i Prof. Saib Abdu’l-Hamijd, 148, Merkezu’l-Gadijr, Kum, botimi 5.
6 Shih Menakibu’l-Khavarizmij, 80. Maktelu’l-Imami’l-Hysejn po i tiji, 47. Terxhemetu’l-Imami Alij i Ibn Asakirit, 2: 75/577-580. Tarijkhu Bagdad, 8: 290. Tarijkhu’l-Ja’kubij, 2: 43. Shevahidu’t-Tenzijl, 157/210-215. El-Menakib i Ibnu’l-Megazilit, 19. Tedhkiretu’l-Khauass i Ibnu’l-Xheuzijit, 29. Feraidu’s-Simtejn, 1: 315. Ed-Durru’l-Menthur i Sujutijut, 2: 259. El-Itkan po i Sujutijut, 1: 75.
7 El-Irshad i Shejh Mufidit, 177, Muessesetu Ali’l-Bejt, Kum botimi 1. El-Fusulu’l-Mukhtare i Shejkh Mufijdit, 209 dhe 235, Mektebetu’d-Dauerij, Kum, botimi 4. El-Emalij i Sadukut, 460/3. Mexhlisi 84. El-Menakib i El-Khavarizmijut, 80. Maktelu’l-Imami’l-Hysejn gjithashtu i Khavarizmijut, 2: 47. Tedhkiretu’l-Khauass i Ibnu’l-Xheuzijut, 33. El-Menakib i Ibn Shehr Ashubit, 3: 27. Kenzu’l-Feuaid i El-Keraxhikijut, 1: 268, Daru’l-Edua, Bejrut. Keshfu’l-Gummeh i El-Irbilijut, 1: 319. A’lamu’l-Uera i Tabrasij, 1: 262. Et-Taraif i Ibn Tausit, 146. Kifajetu’t-Talib, 64. Feraidu’s-Simtejn, 1: 73-74. Dhe e ka transmetuar Al’lame Eminij në El-Gadijr, 2: 34 në 38 rrugë.
8 Kenzu’l-Feuaid i El-Keraxhikij, 1: 266. Tedhkiretu’l-Khauass i Ibnu’l-Xhevzijit, 102. El-Ihtixhaxh i Tabrasijit, 180. El-Fusulu’l-Muhimmeh i Ibn Sabbagut, 32. Raudatu’l-Ua‘idhijn, 87. Kenzu’l-‘Ummal, 13: 112. Mukhtesaru Tarijkhi Dimashk i Ibn Mendhurit, 18: 77. Dhe e ka transmetuar Al’lame Emijnij në El-Gadijr, 2: 25 në 37 rrugë.
9 Surja “El-Maide”, ajeti 67.
10 Esbabu’n-Nuzul, 115.
11 Ed-Durru’l-Menthur, 2: 298. Fet’hu’l-Kadijr i Sheukanijit, 2: 60.
12 Surja “El-Maide”, ajeti 55.
13 Esbabu’n-Nuzul i El-Uahidijit, 3: 114. Lubabu’n-Nukul fi Esbabi’n-Nuzul i Sujutiut, 81. Tefsijru Ebi’s-Su‘ud, 3:52. Tefsijru’l-Kesh’shaf i Zemakhsherijut, 1: 649. Me‘alimu’t-Tenzijl i Begavijut, 2: 272. Xhamiu’l-Usul i Xhezerijut, 8: 664/6515 dhe botime të tjera rreth virtyteve e komentimeve.
14 El-Gadijr i ‘Al’lame Eminit, 2:52 siç është përmendur tek vargjet e Feraidu’s-Simtejn, 1: 189-190. El-Menakib i Khauarizmiut, 186. Tedhkiretu’l-Khauass i Ibn Xheuziut, 15. Kifajetu’t-Talib, 228 me shprehje të tjera.
15 Surja “Esh-Shu‘ara”, ajeti 214.
16 Tarijkhu’t-Tabarij, 2: 217. Es-Sijretu’l-Halebije i Ali ibn Ibrahim El-Halebiji’sh-Shafi‘ij, 1: 286, Daru Ihjai’t-Turathi’l-Arabij, El-Mektebetul Islamije, Bejrut. Me‘alimu’t-Tenzijl i Bagavijut, 4: 278. Sherh Ibn Ebi’l-Hadijd, 13: 210. Kenzu’l-‘Ummal, 13: 131/36496.
17 Shih: Shevahidu’t-Tenzijl i Hakim El-Hasekanit, Tefsijru’l-Hibrij dhe Khasaisu’l-Uahji’l-Mubijn i Ibn Batrijkut.