ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

Haxhi Vullnet Merja


Besimtari i vertete


Besimtar i vërtetë është njeriu i sinqertë në fjalë, në vepër dhe në qëllime. (u thoni jnjerezve fjalë të mira) (O ju që keni besuar dhe vepruar vepra të mira) (Innema a'malu binijat)
Besimtar i vërtetë është ai për të cilin krenohet njerëzia.
Besimtar i vërtetë është ai që logjikon, arsyeton dhe nuk nxiton në fjalë, në vepra dhe në vendime. (këto janë argumente për njerëzit që arsyetojnë)
Besimtar i vërtetë është ai që i dorëzohet Allahut dhe askujt tjetër.
Besimtar vërtetë është ai që fal, mëshiron dhe toleron për hir të Allahut.
Besimtar i vërtetë është ai që i kryen adhurimet në vetmi që mos e shohin të tjerët.
Besimtar i vërtetë nuk është ai që vetëm falet, agjëron. Besimtar i vërtetë është ai që ruan gjuhën e tij, trupin e tij, bashkëshorten e tij, fëmijtë e tij, fqinjin e tij, shokët dhe miqtë e tij, të afërm qofshin apo të largët.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që nuk e kundërshton Allahun, por e falënderon dhe e madhështon Atë.
Besimtar i vërtetë është njeriu i durueshëm, i cili nuk mërzitet prej lutjes dhe nuk e heq shpresën prej mëshirës së Allahut.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që i lutet Allahut me bindje se Ai do t’i përgjigjet lutjes së tij.
Besimtar i vërtetë është njeriu me botëkuptim të thellë, i ndjeshëm, i butë i cili nuk i bën keq askujt dhe nuk vepron vepra që e zemërojnë Allahun.
Besimtar i vërtetë është njeriu i cili ka si qëllim madhor formimin e një familje besimtare dhe të edukuar.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që e përjeton Islamin në zemrën e tij, në mendjen e tij, në trupin e tij dhe në moralin e tij.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që nuk fle ndërkohë që njeriu më i dashur i tij lëndohet.
Besimtar i vërtetë është ai që gjykon me drejtësi në mesin e njerëzve.
Besimtar i vërtetë është ai që lufton përçarjen dhe thotë gjithmonë të vërtetën
Besimtar i vërtetë është njeriu i buzëqeshur, i urtë dhe ai që i do të gjithë njerëzit.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që interesohet për problemet e njerëzve dhe përpiqet t’i zgjidhë ato.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që fton për paqë dhe dashuri.
O Zot i Gjithësisë na bëj prej myslimanëve të vërtetë.
O Zot i Plotfuqishëm na ruaj prej të keqes së njerëzve dhe xhindëve!
O Zot i Madh. Na mundëso të jemi sa më larg të keqes.
O Zot ynë. Na i pastro zemrat prej të këqijave.
O Zoti ynë. Na bëj prej atyre që dëgjojnë fjalët dhe ndjekin atë që është më e mira.
O Zoti ynë. Na i ndriço zemrat, mendjet dhe shpirtërat me dritën e Kur’anit.
O Zoti ynë. Na bashko me Profetin Muhamed dhe me familjen e tij të pastër.
O Zoti ynë. Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Gjithëdijshmi dhe falësi.
Na fal neve dhe na mëshiro në ditën kur nuk bën dobi as pasuri a e as fëmija vetëm se ardhja te Ti me zemër të pastër.