ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

Haxhi Vullnet Merja


ES SIRAAT (rruga)


Fjala "siratun", rrugë, në Kur'anin e shenjtë përmendet 45 herë. Në të gjitha rastet ajo përmendet formën e emrit të prejardhur nga folja (masdarun). Kjo formë përmendje ka ardhur në Kur'an që të tregojë për një rrugë të veçantë të të menduarit, ndryshe nga rrugët e tjera. Kjo rrugë është Islami, i cili bazohet në adhurimin e Allahut të Vetëm e të Pashoq, siç thuhet në suren "Ali Imran", ajeti 51: " Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!”
Në tridhjetë e katër vende, nga dyzet e pesë që përmendet në Kur'an, fjala "sirat" shoqërohet me fjalën "el istikametu", i/e drejtë. Kjo është një thirrje për të gjithë njerëzit që të ecin në këtë rrugë të pastër nga devijimi dhe shtrembërimi.
Nëse do të thellohemi në ajetet e Kur'anit te të cilat përmendet fjala "sirat" do të vërejmë se kjo fjalë përmendet me kuptimin ideologjik e mendor dhe jo lëndor e material.
Në Kur'an përmendet edhe fjala "sebijl" (rrugë). Kjo fjalë dallon nga fjala "sirat" sepse mund të thuhet "fi sebijlilah", në rrugën e Allahut, dhe "fi sebijli gajrilah" , në rrugë tjetër përveç rrugës së Allahut. Kurse fjala "sirat" përdoret vetëm për rrugën e drejtë që është rruga e Allahut. Gjithashtu fjala "sebijl" ka ardhur edhe në numrin shumës "subul", rrugët, siç thuhet në ajetin 69 të sures "Ankebut": "Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt rrugëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!" Ndërsa fjala Sirat përdoret përmendet vetëm në numrin njëjës.
“Udhëzona në rrugën e drejtë”1
Pasi njeriu dëshmon se është rob i Allahut dhe i përulet vetëm Ati dhe askujt tjetër, kërkesa e parë që kërkon prej Krijuesit të tij është udhëzimi në rrugën e drejtë, në rrugën e pastër, në rrugën e drejtësisë dhe mirësisë, në rrugën e imanit dhe të veprave të mira, me qëllim që All’llahu t’i dhurojë udhëzimin ashtu siç dhuron mirësitë e tjera. Besimtari, i cili ndjek këtë rrugë, gjithmonë përballet me shkaqe të cilat e çojnë në devijm dhe në zhveshjen prej mirësisë së udhëzimit në rrugë të drejtë. Për këtë, është e domosdoshme që ai t`i kërkojë vazhdimisht All’llahut të Madhëruar që ta mbrojë prej gjynaheve dhe devijimeve. dhe të mbështetet tek All’llahu dhe Atij t’i kërkojë ndihmë. Cila është rruga e drejtë?
Kjo rrugë sipas ajeteve të Kur’anit është feja e teuhidit (monoteizmit) dhe zbatimi i urdhërave të All’llahut. Ajo është feja e vërtetë, rruga e profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të!) dhe mohimi i të gjitha llojeve të politeizmit, siç thuhet në thënien e All’llahut në Kur’an: “Thuaj: Mua më udhëzoi All’llahu në rrugën e drejtë dhe nuk ka qenë prej politeistëve.”2
Dhe: “Ai që i përmbahet fesë së All’llahut, vërtet është udhëzuar në rrugën e drejtë.”3
Duhet theksuar se rruga e drejtë është një e jo më shumë, sepse në mes dy ekstremeve nuk gjindet tjetër gjë por, vetëm një vijë e drejtë, e cila është më e shkurtëra. Nga këtu themi se, kuptimi i rrugës së drejtë sipas Kur’anit është feja e All’llahut, sepse kjo rrugë është më e afërta në lidhjen me All’llahun e Madhëruar. Po ashtu, edhe feja e vërtetë është një dhe jo më shumë. Këtë e dëshmon edhe Kur’ani i shenjtë, i cili thotë: “Vërtet feja tek All’llahu, është Islami”4
Duhet të dihet se fjala Islam ka kuptim të gjerë dhe përfshin çdo fe të njëshmërisë.
Disa thonë se rruga e drejtë është Islami. Disa të tjerë thonë se është Kur’ani. Disa të tjerë thonë se janë të dërguarit. thonë se është feja e All’llahut, Islami, përveç së cilës Ai nuk pranon asnjë fe tjetër. Të gjitha këto thënie kanë një kuptim të vetëm që është feja e All’llahut të Madhëruar, me të dyja anët e saj, ideologjike dhe praktike.
Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi i All’llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Udhëzona në rrugën e drejtë”. Ajo është rruga e të dërguarve me të cilën All’llahu i mirësoi ata.”5
Ragib El Asfahani në librin e tij “El-Mufredatë” thotë se fjala“sirat” përmban istikamentin (kërkimin, ecjen në rrugën e drejtë) dhe cilësimi i saj “mustekim” është dëshmi për këtë cilësi.

Fjala “Sirat” në ajetet e Kur’anit

Allahu i Madhëruar thotë: ““Udhëzona në rrugën e drejtë”6
Dhe: “Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi...”7
Dhe: “…Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”8
Dhe: “...Allahu shpie në udhë të drejtë kë të dojë.”9
Dhe: “Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!”10
Dhe: “...Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të drejtë.”11
Dhe: “... me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.”12
Dhe: “...Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.”13
Dhe: “Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre.”14
Dhe: “Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd...”15
Dhe: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.”16
Dhe: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë...”17
Dhe: “Ai (djalli) tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë.”18
Dhe: “Mos zini pusi në çdo rrugë…”19
Dhe: “…dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.”20
Dhe: “...Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë.”21
Dhe: “...në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.”22
Dhe: “(Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë.”23
Dhe: “...A është i barabartë ky me atë që urdhëron për drejtësi dhe ndjek rrugën e drejtë?”24
Dhe: “(por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.”25
Dhe: “(Isai tha): “Vërtet, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është udha e drejtë.”26
Dhe: “...prandaj ndiqmë mua dhe unë do të të udhëzoj në rrugën e drejtë!”27
Dhe: “...dhe do ta kuptoni se kush janë ithtarët e rrugës së drejtë dhe kush është i udhëzuar drejt.”28
Dhe: “...dhe në rrugën e Atij që është i Denjë për t’u lavdëruar.”29
Dhe: “...Nuk ka dyshim se Allahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata që besojnë.”30
Dhe: “Ti i fton ata në rrugën e drejtë.”31
Dhe: “por ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e drejtë.”32
Dhe: “Tashmë Ne kemi zbritur shpallje të qarta; Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.”33
Dhe: “...e cila të udhëzon në rrugën e të Plotfuqishmit dhe të Denjit për çdo lavd.”34
Dhe: “në rrugë të drejtë.”35
Dhe: “por të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë.”36
Dhe: “Sikur të donim, Ne do t’ua verbonim atyre sytë, kështu që ata do ta kërkonin më kot rrugën! Vallë, si do të shihnin?”37
Dhe: “krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!”38
Dhe: “i udhëzuam në rrugën e drejtë.”39
Dhe: “...por na udhëzo në rrugë të drejtë.”40
Dhe: “...Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë.”41
Dhe: “(në) rrugën e Allahut, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe gjithçka që ndodhet në Tokë...”42
Dhe: “...sepse ti, në të vërtetë, je në rrugën e drejtë.”43
Dhe: “...Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë.”44
Dhe: “Pa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është rruga e drejtë.”45
Dhe: “A është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e drejtë?”46
Dhe: “dhe me siguri do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë.”47
Dhe: “...dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.”48
Dhe: “...për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në rrugën e drejtë.”49
Dhe: “...të jetë një shenjë për besimtarët e vërtetë dhe që t’ju udhëzojë në rrugën e drejtë.”50



1 Sure “Fatiha”, ajeti 7.
2 Sure “En’am”, ajeti 161.
3 Sure “Ali Imran”, ajeti 101.
4 Sure “Ali Imran”, ajeti 19.
5 Tefsiri; “Nuru Thakalejn”: vëll.1 f.20 dhe 21.
6 Sure “Fatiha”, ajeti 7.
7 Sure “Fatiha”, ajeti 7.
8 Sure “Bekare”, ajeti 142.
9 Sure “Bekare”, ajeti 231.
10 Sure “Ali Imran”, ajeti 51.
11 Sure “Ali Imran”, ajeti 101.
12 Sure “Maide”, ajeti 16.
13 Sure “En’am”, ajeti 39.
14 Sure “En’am”, ajeti 87.
15 Sure “En’am”, ajeti 126.
16 Sure “En’am”, ajeti 153.
17 Sure “En’am”, ajeti 161.
18 Sure “A’raf”, ajeti 16.
19 Sure “A’raf”, ajeti 86.
20 Sure “Junus”, ajeti 25.
21 Sure “Hud”, ajeti 56.
22 Sure “Ibrahim”, ajeti 1.
23 Sure “Hixhr”, ajeti 41.
24 Sure “Nahl”, ajeti 76.
25 Sure “Nahl”, ajeti 121.
26 Sure “Merjem”, ajeti 36.
27 Sure “Merjem”, ajeti 43.
28 Sure “Taha”, ajeti 135.
29 Sure “Haxh”, ajeti 24.
30 Sure “Haxh”, ajeti 54.
31 Sure “Mu’minun”, ajeti 73.
32 Sure “Mu’minun”, ajeti 74.
33 Sure “Nur”, ajeti 46.
34 Sure “Sebe”, ajeti 6.
35 Sure “Ja Sijn”, ajeti 4.
36 Sure “Ja Sijn”, ajeti 61.
37 Sure “Ja Sijn”, ajeti 66.
38 Sure “Safat”, ajeti 23.
39 Sure “Safat”, ajeti 118.
40 Sure “Sad”, ajeti 22.
41 Sure “Shura”, ajeti 52.
42 Sure “Shura”, ajeti 53.
43 Sure “Zuhruf”, ajeti 43.
44 Sure “Zuhruf”, ajeti 61.
45 Sure “Zuhruf”, ajeti 64.
46 Sure “Mulk”, ajeti 22.
47 Sure “Nisa”, ajeti 68.
48 Sure “Nisa”, ajeti 175.
49 Sure “Fet’h”, ajeti 2.
50 Sure “Fet’h”, ajeti 20.