ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

Haxhi Vullnet Merja


ALI IBN EBI TALIB, FITUESI I ÇMIMIT MË TË MADH NË HISTORI


A keni dëgjuar për kalorësin më të përkryer dhe për heroin e drejtësisë dhe të vërtetës? a keni dëgjuar për kalorësin e pranishëm në paqë e në luftë? A keni dëgtjaur për kalorësin më asket, më të përkorë dhe më të devotshëm? Ai është kalorësi i cili shkatërroi politeizmin dhe paganizmin. Është heroi që u përball me padrejtësinë dhe errësirën. Ai është Ali ibn Ebi Talib. A jemi në gjendje ta përshkrtuajmë këtë kalorës? Heroizmi i tij që përshkruhet në jetëshkrimine imamit (paqja qoftë mbi të!) na e tregon fare qartë pozitën e lartë të tij. Ai e pranoi islamin e profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai është i pari fëmijë i cili dëshmoi se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është robi i Tij dhe i dërguari i Tij. Ai e pranoi islamin ndërkohë që mosha e tij ishte dhjetë vjeç. Ai është djali i xhaxhait të profetit. Njeriu më i afërt në zemrën dhe në shpirtin e profetit dhe më i afërti në familjen e tij. Profeti e mësoi dhe me vajzën e tij Fatime Zahranë e martoi. Në jetëshkrimin e imam Aliut gjen qetësi çdo i varfër e i mjerë. Në të gjen shërim e lehtësim çdo i plagosur, i privuar e i shtypur. Pas sakrificës me veten e tij në rrugën e Allahut e të dërguarit të Tij në Mekë, imam Aliu emigroi dhe mbërit në Medinen e Ndritur. Kur mbërrit profeti i dha çmimin më të madh. Por, çfarë ishte ai çmim? Vallë, a i dha post? A i dha kështjellë? Ai i dha pasuri të shumtë?! Jo. Asnjërën prej tyre. Porse, profeti i lajmëroi të gjithë njerëzit në sy të gjithëve duke u thënë: "Vërtet, Aliu djali Ebu Talibit e do Allahun dhe të dërguari i Tij dhe Allahu dhe i dërguari i Tij e duan Aliun djalin e Ebu Talibit."1 Sa i madh është njeriu kur e do Allahun dhe të dërguarin e Tij! Sa madhështore është që të jesh i dashur tek Allahu dhe tek i dërguari i Tj! I tillë ishte imam Aliu (paqja qoftë mbi të!). Pa dyshim që kjo është prej dhuratave madhështore që fitoi imam Aliu në jetën e tij.
Kur këtij kalorësi vigjilent e i pamposhtur, i cili për pasuri kishte dashurinë për Allahun dhe për profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), profeti i propozoi martesën me Fatime Zahranë duke i thënë: "O Ali. A dëshiron që Fatimeja të jetë bashkëshortja jote?" Imami i tha: "Po." Profeti i tha: "A ke prikë?"2 Imami ia ktheu: "Unë nuk kam asgjë o i dërguari i Allahut." Profeti i Tha: "Ku është mburoja jote hatamijeh" Imami i tha: "Ajo mburojë nuk kushton as dy dëhem."3 Megjithatë ai e zbatoi fjalën e profetit dhe ia solli atij mburojën. Atëherë, profeti e kurorëzoi Aliun me Fatimenë. Ajo i lindi atij Hasanin dhe huseinin zotnitë e të rinjve të banorëve të Xhenetit. E kush është Fatimeja? Bija e kujt është? Nëna e kujt është? Askush nga njerëzit nuk e ka lartësinë e saj. Babai i saj është më i nderuari dhe më fisniku i profetëve. Xhebraili e edukoi atë me monoteizmin. Bashkëshorti i saj është kalorësi i drejtësisë dhe i së vërteës dhe heroi i humanizmit. Në betejën e Bedrit. Para se të niste beteja, i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ftoi më të fortët e myslimanëve për t’u ballafaquar me më të fortët e jobesimtarëve. Profeti tha: “Ku është Aliu?! Aliu i tha profetit Muhamed: “Jam këtu o i dërguari i Allahut.” Imam Aliu u përball me Velid ibn Utbeh, të cilin imami e vrau. Kur nis lufta mes dy ushtrive, imam Aliu luftoi si luani I patrembur dhe vrau shumë prej jobesimtarëve.4
Në betejën e Ahzabëve (khandakut), kalorësi më I fuqishëm i jobesimtarëve Amru ibn Ud i ftoi myslimanët në duel. Profeti u tha: “Kush nga ju do të dalë në duel o myslimanë?! Ata heshtën dhe askush nuk doli sepse e njihni kundërshtarin e tyre I cili ishte I njohur për trimëri dhe eksperiencë luftimi. Mirëpo Aliu nuk e pranonte poshtërimin e as mposhtjen. Ai I tha profetit: “Unë do të dal në duel o I dërguari I Allahut.” Profeti I tha: “Ai është Amru ibn Ud?! Aliu I tha: “Po pasta se është Amru.” Atëherë doli Aliu dhe të dy luftëtarët filluan duelin. Profeti lutej që imam Aliu të triumfonte. Pluhuri u ngrit. Dhe ashtu u bë. Profeti lexoi tekbirin dhe pas tij e lexoni edhe myslimanët (Allahu ekber, Allahu Ekber, Allahu ekber.).
E të tjera e të tjera ndodhi. Dhe në çdo ndodhi dhurata e imam Aliut ishte fitorja.
Erdhi koha që ai të merrte në dorë khilafetin për afërsisht pesë vjet. Ai ka qenë i varfër. Asnjë ditë nuk është ngopur. Një ditë kur shkoi në shtëpi tha: “A keni ushqim?! Ata i thanë: “Nuk ka” Ai u tha: “Asgjë nuk keni?!” Ata i thanë: “Jo.” Ai mori shpatën e tij, e cila ishte shapata e profetit që quhet dhulfikar” dhe doli para banorëve të Irakut duke thënë: Unë dhe familja ime po vdesim nga uria dhe kjo është shapat e të dërguarit të Allahut me të cilën kam larguar të këqijat nga profeti. Kush e blen këtë me ushqimin e një nate??! I lartësur është Allahu. Të dashur vëllezër besimtarë dhe motra besimtare. Nuk ka ushqim me ngrënë ai që ka në dorë gjithë pasurinë e myslimanëve, (bejtul mal) që ishte e mbushur me ushqim, para dhe armë. Të gjitha këto ai i shpërndau ato për një ditë pastaj fali dy rekate namaz dhe tha: O Zot im! Dëshmo që unë nuk kam mbajtur për vetëen time asnjë dërhem e asnjë dinarë dhe asnjë kokërr hurmë e as një kokërr rrush të thatë. (këtë e transmeton Ebu Daudi me të tjerë në Es Sijretu Nebeuijetu, faqe 350.) Profeti Muhamed i ka thënë imam Aliut: Ti do të goditesh këtu dhe këtu duke i treguar vendin te koka e tij) dhe gjaku do të rrjedhë prej saj derisa të lyejë gjithë mjekrrën tënde. Goditësi do të jetë më i ligu ashtu siç oshte vrasësi i devesë Imam Aliu doli nga shtëpia për të falur namazin e sabahut në xhami. Atje pa të pafenë, të poshtrin Abdurrahman ibn Mulxhem, i cili ishte i paguar nga paria e asaj kohe për të vrarë imam Aliun, sepse imam Aliu ishte pengesë e qejfeve të asaj parie, I cili ishte shtrirë përmbys dhe shpatën e helmuar e kishte nën vete. Imam Aliu e goditi te këmba dhe I tha: “Mos fli përbys sepse ashtu flejnë banorët e zjarrit. Imam Aliu filloi të falej dhe i poshtëri e goditi në kokë. Imam Aliu tha: Allahu është më I madhi. Allahu i takojnë të gjitha çështjet të shkuarat dhe ato që do të vijnë. Pastaj ra përmbys dhe mjekrra u la me gjak. Atë e mbajtën dhe e çuan në shtëpi. Për atë qanë të gjithë myslimanët, të mëdhenj e të vegjël, burra grad he fëmijë. Ai jetoi hero, e përqafoi islamin si hero sakrifikoi me heroizëm të paparë dhe ra dëshmor si hero. Kjo ndodhi gjendet në librin Sijretu ibn Hisham, xhuzi i dytë, f. 150. Po ashtu edhe në Es sijretu nebeuijetu, f. 452. Gjthashtu e ka transmetuar Ahmed ibn Hanbel.
Në një natë si kjo, më 21 Ramazan të vitit 40 hixhri, u martirizuar një burrë, nga madhëria dhe përkryerja e të cilit mbetën të mahnitur miqtë dhe armiqtë si dhe e gjithë bota e lavdëroi. Xhabran Khalil Xhabran, autor i njohur libanez, ka thënë: “Ali bin Ebu Talib u flijua dhe u martirizua për madhërinë dhe dinjitetin e tij. Ai ndërroi jetë në kohën kur ishte duke kënduar namaz dhe zemrën e kishte plotë dashuri të Zotit”. Imam Aliut (a.s.) edhe në çastet e fundit të jetës së tij 63 vjeçare, ka bërë të gjitha përpjekjet për të shpjeguar dhe përhapur të vërtetat e fesë islame.
Në radhë të parë ka filluar me porosinë rreth fëmijëve jetimë dhe Imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Për Allah, për Allah, për Allah. Kujdesuni për jetimët. Asnjëherë të mos ndodhë që ata nganjëherë të ngopen e nganjëherë të mbesin të uritur dhe të shkelen të drejtat e tyre në praninë tuaj”. Përkushtimi i madh i imam Aliut (paqaj qoftë mbi të!) ndaj fëmijëve jetimë dëshmon qartë se në normat dhe dispozitat e Sheriatit Islam mbretëron shpirti i humanizmit dhe mbështetjes së të dobëtëvedhe të paaftëve. Është transmetuar se një ditë imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) i sollën dhuratë mjaltë dhe fiq. Imam Aliu urdhëroi që të mbledhin një numër të konsiderueshëm jetimësh. Jetimët u mblodhën dhe imami ua shpërndau atyre me duart e tij mjaltin fiqt. Me këtë rast e pyetën imam Aliun (paqja qoftë mbi të!) se për çfarë arsye nuk lejon që ata vetë ta ndajnë mjaltin? Imam Aliu iu përgjigj: “Imami është babai i fëmijëve jetimë. Unë ua ndave mjaltin dhe fiqt atyre me qëllim që ata të trajtohen siç ishin trajtuar nga babai i tyre”.
“Këto ibadete i ndalonjnë duart dhe këmbët nga mëkati, i mbronjnë sytë nga shikimi duke i bërë të përulur, qetësojnë frymëmarjen dhe i zbusin zemrat. Përkujtimi i Zotit kujltivon ndërgjegjen fetare të njeriut, shton vullnetin për punë të mira dhe redukton dëshirën për punë të këqija dhe mëkate” – hz. Aliu (as).
Kanë kaluar vite madje edhe shekuj që mendimtarët, studiuesit dhe dijetarët kanë shkruar libra, kanë folur madje edhe i kanë kënduar figurës së hz. Aliut (as). Kësaj figure e cila lindi në Qabe dhe që nga fillimi pranoi adhurimin e Zotit Një. Ai ishte burri i parë që pranoi Islamin dhe personi që vazhdimisht e shoqeronte në namaz Profetin Muhammed (savs). Që nga koha kur kishte vetëm 10 vite ai shkonte bashkë me Profetin në shkretëtirat përreth Mekkës dhe bashkë i faleshin dhe luteshin Zotit e deri në momentin kur gjatë namazit në xhami ra dëshmorë. Profeti Muhammed (savs) të gjithë vlerat dhe mirësitë e Aliut (as) i përmblodhi në një fjali të shkurtër dhe tha: “ Aliu është i dashuruar i Zotit...”. Ndërsa në një vend tjetër, Profeti Muhammed (savs) kështu e shpjegon besimin e zëvendësit të tij: “ Nëse në një anë të peshores vendosin të gjithë qiejt dhe tokën dhe në anën tjetër vendosin besimin e Aliut, ana e besimit të Aliut do të rëndojë”.
Ibni Ebil Hadid, historian dhe dijetar sunnit, në shpjegim të lutjeve dhe ibadeteve të hz. Aliut (as) shkruan: “Ai ishte njeriu që bënte më shumë ibadet nga njerëzit, falte me shumë namaz dhe agjëronte më shumë së të gjithë, njerëzit namazin e natës dhe nafile e mësuan nga Aliu.... Çfarë mendon për njeriun të cilit i ishtë nxirë balli nga sexhdet e gjata?! Atëherë kur të thellohesh në lutjet e atij hazreti dhe të mësosh përmbajtjen e tyre mbi adhurimin, përkuljen dhe bindjen ndaj Krijuesit, do ta kuptosh devotshmërinë e Aliut (as). Atëherë do ta kuptosh se këto lutje nga cila zemër dhe nga cila gjuhë kanë buruar”.
Njohja e Zotit është burimi i dashurisë, ibadetit dhe luftës për drejtësi dhe vërtetësi të hz. Aliut (as). Ai e njohu veten dhe si rezultat arriti të njohë edhe mësimet më të vyeshme që janë mësimet Hyjnore. Hz. Aliu (as) thotë: “Bota megjithë bukuritë dhe gjërat interesante që ka nuk është në pozitën e njeriut dhe njeriu është shumë më lartë asaj që veten t’ia shesë kësaj bote sepse kjo botë është mjet të cilën njeriu duhet ta shfrytëzojë për të arritur në shtëpinë e tij të vërtetë”. Aliu (as) duke njohur veten, Zotin dhe gjithësinë, thotë: “Nuk kam parë gjë përvec që Zotin e kam parë para, pas dhe bashkë me të”.
Namazi dhe lutjet janë forma më e bukur e devotshmërisë së Aliut (as). Ai hazret, në hytben 234 të Nahxhul Belaghes, në lidhje me ndikimin e ibadetit thotë: “ Pasiqë njerëzimi kanoset nga imoraliteti dhe sëmundjet psiqike, Zoti nëpërmjet namazit dhe agjërimit i mbron robërit e Vet nga këto rreziqe. Këto ibadete i ndalonjnë duart dhe këmbët nga mëkati, i mbronjnë sytë nga shikimi duke i bërë të përulur, qetësojnë frymëmarjen dhe i zbusin zemrat. Përkujtimi i Zotit kujltivon ndërgjegjen fetare të njeriut, shton vullnetin për punë të mira dhe redukton dëshirën për punë të këqija dhe mëkate.
Në njërën prej luftërave Aliu (as) u godit nga një shigjetë në atë mënyrë që shigjeta ishte ngulitur në asht dhe shkaktonte dhimbje shumë të mëdha. Mjekët sado që u përpoqën nuk arritën që ta nxjerrin atë shigjetë. Njëri prej mjekëve tha se përderisa nuk hapin lëkurën dhe mishin kjo shigjetë nuk mund të nxirret nga ai vend. Disa persona që ishin të njohur me mënyrën e faljes së namazit nga hz. Aliu (as) thanë: Nëse është ashtu atëherë do të duhet të prisni që Aliu (as) të ngrihet në namaz dhe pastaj të veproni në këtë mënyrë sepse kur ai ngrihet në namaz aq shumë thellohet saqë të duket se nuk ndodhet në këtë botë. Kaluan disa orë përderisa erdhi koha e namazit. Atëherë mjeku e largoi shigjetën nga trupi i Aliut dhe u habit pasiqë nuk vërejti asnjë reagim nga ana e tij.
Njëra prej lutjeve më të njohura të hz. Aliut (as) është lutja “Kumejl”. Në këtë lutje mund të kuptohet thellësia e urtësisë, dijes dhe besimit të hz. Aliut (as). Ai njeri madhështor, përballë Krijuesit Fuqiplotë veten e cilësonte shumë të vogël dhe asgjë dhe një njeri që me të gjithë qenien e tij ka nevojë për mëshirën Hyjnore dhe thoshte:
“Zoti Im! Zotëriu im! O Krijues! Pasi të besova...pas dëshmisë së sinqertë dhe lutjeve të përulura, athua ka mundësi që të më djegësh me pamëshirë në zjarrin e xhehennemit?! Në asnjë mënyrë nuk është kështu! Ti je shumë më Bujar se ajo që të nxish dikë që vet e ke edukuar. Ose të largosh dikë që e kë afruar pranë Vetes. Ose ta Bësh të pastrehë dikë që e ke strehuar. Apo dike që e furnizuar dhe mëshiruar, ta lësh nën mëshirën e të keqes”.
Njerëzit e mëdhenj dhe të përsosur posedojnë të gjithë vecoritë morale dhe njerëzore. Sjelljet dhe fjalët e hz. Aliut (as) janë të bazuara në drejtësi dhe mirësi dhe larg cdo të mete dhe të keqe. Aliu (as) si një njeri i udhëzuar në rrugën e drejtë është pasqyrë e plotë e moralit dhe mirësisë. Ai e kishte kuptuar të vërtetën. Çdo cast të jetës e kaloi me të vërtetën dhe realizonte cdo gjë që thoshte.
Aliu a.s. kishte personalitet të përsosur dhe të çuditshëm. Në trimëri ishte i pashoq, ndërsa përballë armikut i rreptë. Ai nevojtarëve dhe skamnorëve i shërbente me dashuri dhe modesti të skajshme. Ndikohej tepër shumë nga vuajtjet dhe pikëllimet e jetimëve dhe shpirti i mërzitej nga gjendja jo e volitshme e tyre.
Qëllimi kryesor i Aliut a.s. ishte krijimi i një shoqërie të bazuar në drejtësi dhe qetësi. Kjo karakteristikë e tij kishte përfituar zemrat e shumë njerëzve sa që shumë njerëz të dijes dhe shkencës kërkojnë që sikur edhe njëherë në histori të kishte ardhur një njeri si Imam Aliu a.s.. Të dashur miq në këtë program do të flasim mbi mënyrën e udhëheqjes së Aliut a.s. dhe veçoritë e qeverisjes së tij.
Vështrimi i Imam Aliut a.s. ndaj qeverisjes posedon dallime esenciale me vështrimet e politikanëve që kërkojnë pushtet dhe fuqi. Ai, botën e cilësonte si krijesë të Zotit, ndërsa Zotin si pronar absolut të gjithësisë. Preokupimi kryesor dhe metodologjia e tij ishte që shoqërinë ta çonte drejt lumturisë dhe përsosmërisë materiale dhe shpirtërore. Duke patur parasysh se dhuna dhe padrejtësia pengon lëvizjen e njerëzve drejt zhvillimit dhe përsosmërisë, për atë dhe Imam Aliu vazhdimisht theksonte mbi nevojën e vendosjes së drejtësisë dhe thoshte: “Drejtësia është njëra nga shtyllat që gjithësia e mbështetur në te”. Në një vend tjetër tha: “Asgjë tjetër si drejtësia nuk popullon dhe ndërton qytetet”. Sipas tij, drejtësia është zbukurim i besimit, madje princip i besimit. Strategjia më e rëndësishme për një pushtet ideal, sipas tij, ishte vendosja e drejtësisë në shoqëri.. Në pushtetin e tij, drejtësia nuk ishte vetëm një parullë e thatë, por ishte prioritet i programit të tij dhe domosdoshmëri e aplikimit. Me një shprehje tjetër, drejtësia ishte parim i politikave të tij.
Nga veçoritë e Imam Aliut a.s. në udhëheqjen e e shtetit ishte shërbimi për popullin. Ai në një letër që ia kishte dërguar përfaqësuesit të tij në Azerbajxhan, shkruan: “Asnjëherë të mos mendosh që qeverisja që të është besuar ty është një kafshatë, por ajo është një përgjegjësi që e ke mbi qafë dhe individi që është mbi ty kërkon që të respektosh të drejtat e popullit. Kështu që nuk është mirë që të diskriminosh dhe të sillesh keq me njerëzit”. Imam Aliu a.s. në dekretin e tij për tatim mbledhësit, shkruan: “Silluni me drejtësi dhe mëshirë. Ju jeni rezervat e popullit, përfaqësuesit e popullit dhe ambasadorët e pushtetit. Mos u sillni sikur një shtazë grabitqare që e shfrytëzon rastin për të grabitur. Sepse njerëzit ose janë muslimanë sikur ti ose janë njerëz sikur ti”.
Imam Aliu a.s. gjatë qeverisjes së tij vë një theks të veçantë mbi dispozitat e moralit dhe edukatës. Për asnjë moment nuk u largua nga vlerat njerëzore, madje në rrethanat më të veshtia të jetës nuk ndërmori ndonjë akt të palakmueshëm. Ai punën e tij e kryente me besnikëri dhe në maksimum mundohej të distancohej nga popullzimi dhe mashtrimi i masës. Modestia dhe jeta e tij e thjeshtë ishin ndër elementet që atë e bënin të dashur në mesin e njerëzve. Ai shumë qartë i thoshte ndjekësve të tij:"Mos flisni me mua ashtu si flisni me despotët dhe shtypësit më të mëdhenj. Mos mendoni se nëse ma thoni një fjalë të vërtetë unë nuk do ta pranoj atë apo do të më vijë rëndë që ta zbatoj". Ibni Abasi, duke patur parasysh këto karakteristika të Imam Aliut a.s., fillon ta çmojë veprën e tij dhe thotë: "Asnjëherë nuk kam parë lider më të shtrenjtë se Aliu. Ai për të arritur në kalifat dhe për të përfituar zemrat e kundërshtarëve të tij nuk është detyruar madje asnjëherë të gënjejë në mënyrë formale".
Aliu a.s. edhe pse qeveriste pjesë të gjera të botës, por asnjëherë nuk përfitoi nga pozita e tij shoqërore dhe shtetërore dhe gjithnjë jetonte sikur njerëzit tjerë të shoqërisë. Imami në letrën dërguar Osman Ibn Hunejf, guvernatori i Basrës, thotë: "Dijeni që lideri juaj është i kënaqur me këto rroba të vjetra dhe dy kafshata bukë. Po të doja do të mund të siguroja për vete ushqime të shijshme si mjalti dhe rroba të stolisura prej mëndafshi, por Zoti më ruajt nga ngadhënjimi i epshit dhe djallit".
Ai vazhdimisht mbronte të drejtën dhe të vërtetën, ashtu siç thotë edhe hz. Muhammedi s.a.v.s.: "E drejta është me Aliun, në çdo anë që drejtohet". Drejtësia e tij bëri që ai të sjellë gjithë pasurinë e vjedhur të arkës shtetërore (Bejtul Malit) dhe i suspendoi të gjithë funksionarët që para tij kishin keqpërdorur pasurinë e muslimanëve.
Në shkollën e Imam Aliut a.s., lufta kundër dhunës dhe shtypjes ishte e drejtë e popujve dhe sundimtarët nuk duhet të hezitojnë në realizimin e kësaj dispozite. Kështu që nga njerëzit kërkon që të zgjedhin një sundimtar që posedon cilësitë dhe guximin për luftimin e dhunës dhe shtypjes dhe të ketë kapacitet të mjaftueshëm për vendosjen e drejtësisë. Aliu a.s. thotë: "Shkurtojani duart despotit injorantë".
Të dashur miq, programin e sotëm e përfundojmë me një thënie të Xhorxh Xhordakut, mendimtarit të njohur të krishterë. Ky dijetar libanez përkulet përballë vlerave njerëzore të Aliut a.s. dhe atë e konsideron si zërin e drejtësisë njerëzore. Në një përshkrim të bukur, Xhordak shkruan: "Në këtë botë çdo det lëkundet. Por unë e njohë një oqean madhështor dhe shumë gjerë. Ky oqean është trupi i Aliut, të cilin nuk arriti ta lëkundë asgjë përveç dy gjërave: njëri 'Oh'-i i të shtypurit dhe frika nga Zoti në zemrën e tij gjatë netëve.

1 Kjo thënie tregon për hadithin e saktë dhe mutefikun alejhi të Transmetuar nga Selemetu ibn dhe ndodhet në: El Isabetu, i ibn Haxher, vëll. 2, f. 502. Ky hadith është i njohur në librat e historisë me emrin “hadijthu rrajeh”, hadithi i flamurit.
2 Profeti Muhmed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e dinte shumë mirë se Aliu nuk zotëronte asnjë dinarë apo dërhem, as flori e sa argjend dhe as toka pro ai zotëronte besimin si mali i palëkundur. Profeti ka thënë për imam Aliun: "Unë do t'ia jap flamurin atij njeriu që atë e do Allahu dhe i dërguari i Tij." Pra, imam Aliu ishte burrë që zotëronte fuqinë, guximin, humanizmin, heroizmin etj.
3 Këtë e transmeton Ebu Daudi dhe të tjerë transmetues.
4 Këtë e transmeton Ebu Daudi. Shih Es Siretu En Nebeuijetu fi daui el Masadir el Aslijeh, f. 350.