ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

Studenti dhe shoku i tij


Studenti tha: “Zoti nuk ekziston.”
Shoku i tij iu përgjigj: “Si e thua këtë gjë, kush ta ka mësuar?
Stutenti tha: “Unë nuk mund ta mohoj se shkolla është ajo e cila ma mësoi këtë gjë, që më shpëtoi prej zakoneve dhe më çoi në horizontet e gjera të diturisë. Dhe, përsa i përket, se nga e ka burimin kjo thënie, unë them se nuk e kam parë Zotin dhe çdo gjë e padukshme nuk ekziston.”
Shoku tha: “Unë nuk dua të diskutoj me ty rreth fakteve të tua por unë të pyes: A ke shëtitur në planete? A ke shkuar në polin e veriu e të jugut? A ke shkuar në thellësitë e detrave?
Studenti u përgjigj: “Jo.”
Shoku: “Nëse një person të thotë ty se All’llahu ndodhet në planete apo në thellësi të detit apo në polet si do ti përgjigjesh atij?”
Studenti u mendua thellë dhe nuk u përgjigj.
Shoku tha: “Është nga padituria që njeriu të mohojë diçka që nuk e ka parë dhe as nuk ka dëgjuar për të. Disa njerëz, para se të shpikej makina, aeroplani, radioja, telefoni, energjia, televizioni etj., nëse dëgjonin për to ngrinin zërat kundra atyre që i thonin këto gjëra dhe talleshin me ta, fjalët e tyre i merrnin qesharake. A kishin të drejtë të vepronin në këtë mënyrë?
Ata thonin se nuk i kishin parë ato gjëra. Edhe ti je i njëjtë me to kur thua se nuk e ke parë Zotin.
Studenti: “Unë të falënderoj për vërejtjen dhe të falënderoj shumë sepse më shpëtove nga thënie të pavlera të cilat i mbolli në mendjen time profesori jobesimtar që kur hyra në shkollë.
Tani unë e mësova të vërtetën.