ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

Pasurimi i të varfërit dhe kthimi në musliman një jehudi


Nga libri "Hekajatus Salihijn" transmetohet se: Një musliman i varfër e nevojtar, i cili me punën që bënte as për të shuar urinë nuk I mjaftonte, kështu që një ditë vendosi që të dalë nga shtëpia e tij për të kërkuar (kafshatën e gojës) rriskun e tij. Nuk dinte se ku të drejtohej, ndërkohë që ecte u afrua pranë një xhamie, ku "veizi" po mbante hytben (fjalimin) e tij. Veizi po fliste rreth dërgimit të "Salavatit". Xhematin e këshillonte për dërgimin e salavatit për Profetin Muhammed (paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij të pastër!). Vaizi thoshte: "O njerëz! Mos nguroni së dërguari salavat, sepse nëse keni pasuri, Zoti me dërgimin e Salavatit bereqetin e pasuris tuaj e shton, nëse jeni të varfër e nevojtar risku juaj zbret nga qielli."Njeriu I varfër e nevojtar si dëgjoi këtë fjalim të veizit u kthye në shtëpi e nuk doli më për të lypur, por filloi të punonte. Ndërkohë që punonte dërdonte "salavate" për Profetin Muhammed (paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij të pastër!). Pas tri ditësh duke ecur në rrugë këmba I hasi në një gurë. Guri me pengesën e këmbës doli nga vendi tij. Njeriu I habitur pa se poshtë këtij guri ndodhej nje qyp me florinj e gurë të çmuar (xhevahirë). Njeriu I varfër kur pa këtë qyp tha me vete: "Vaizi tha se -nëse dërgoni salavat rrizku ju zbret nga qielli – prandaj unë nuk e dua rrizkun nga toka." E vendosi gurin në vendin e tij e u kthye në shtëpi. Ngjarjen që I kishte ndodhur ia tregoi bashkëshortes së tij. Këtë ngjarje e dëgjoi edhe komshiu I tij Jehudi I cili në momentet që muslimani I varfër po tregonte ngjarjen ndodhej mbi çati. Me të dëgjuar këtë ngjarje, Jehudiu menjëherë u nis drejt vendit ku ndodhej qypi me florinj. Kur ngriti gurin për të marrë florinjtë e xhevahiret, pa se qypi ishte me gjarpërinj e akrepë. I nevrikosur kthehet në shtëpi e I thotë të shoqes: "Ky komshiu ynë "musliman" është armiku ynë, e don që të na shfarosë. Ai pasi më ka parë mua mbi çati I tha të shoqes për qypin me florinj e xhevahirë që unë të shkoj e ta hap atë me qëllim që gjarpërinjtë e akrepët të më kafshojnë. Tani ia tregoj unë atij. Këtë qyp me gjarpërinj e akrepë do tia hedh mbi kokë nga çatia e në vendin tim do të kafshojnë atë e ta zhdukin nga kjo sipërfaqe."
Nga ana tjetër kur muslimani I varfër I tregoi historinë të shoqes ajo filloi të grindej me të e I tha: "Vaizi një fjalë tha se me dërgimin e salavatit rrizku vjen pa mundim, nuk është e thënë se patjetër duhet të vinte nga qielli". Muslimani tha: - Jo! Unë kam besim në atë që tha vaizi se me dërgimin e salavatit rrizku vjen nga qielli, prandaj nuk e mora atë që ishte në tokë.
Ndërkohë që grindja mes dyve vazhdonte, Jehudiu u ngjit në çati e vazhdoi të hidhte gjarpërinjt e akrepët nga lart. Muslimani me bashkëshorten e tij vështronin se si nga qielli I shtëpise së tyre binin florinj e xhevahirë. Jehudiu I habitur pa se në vend të gjarpërinjve e akrepëve binin florinj e xhevahirë. Nga ana tjetër muslimani I thoshte të shoqes së tij: - E shikon!? E shikon!? Se me dërgimin e salavatit për Profetin Muhammed (paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij të pastër!) rrizku vjen nga qielli!!! E shikon që vaizi ka thënë të drejtën!? Jehudiu me vështrimin e florinjve që binin mbi kokën e muslimanit e ktheu qypin me qëllim që të paktën atë çka kishte mbetur ta mbante për vete. E ktheu qypin e ç'të shikonte? Qypi është me gjarpërinj e akrepë. Atë që kishte mbetur e ktheu sërish mbi kokën e muslimanit, sërish pa se binin florinj e xhevahirë. E kuptoi se kjo nuk ishte diçka e zakonshme, ishte diçka e veçantë në këtë që po ndodhte, diçka që ai nuk e dinte. Zbriti nga çatia e shkoi në shtëpinë e muslimanit e I tregoi se çfarë po ndodhte. Muslimani pasi I tregoi atë ç’ka kishte dëgjuar prej veizit Jehudiu nëpërmjet tij u kthye në musliman. Pra me dërgimin e salavatit për Profetin Muhammed (paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij të pastër!) e për familjen e tij të pastër, muslimani I varfer e nevojtar u pasurua e ndërsa Jehudiu u kthye në musliman duke shpëtuar nga dënimi. . Çdo kush që e ndjen vehten musliman duhet që çdo ditë të dërgojë salavat për Profetin Muhammed (paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij të pastër!) e për familjen e tij të pastër! Kudo që të jemi asgjë nuk na kushton nëse dërgojmë salavat, në punë, në shtëpi, duke gatuar, duke ecur, kudo në ç’do çast sepse salavati është “çelësi i zgjidhjeve të problemeve”
All'llahume Sal-li ala Muhammedin ue ali Muhammed!
(Paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi Muhammedin e mbi familjen e Muhammedid!)
Përsa I përket dërgimit të salavatit kemi shumë hadithe të cilët na këshillojnë që të dërgojmë salavat, unë po zgjedh këtë për ju të nderuar lexues të revistës “Këshilla”.
Në një hadith të tij nipi i të dërguarit (paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij të pastër!), Imam Sadik (Paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi të!) tregon se I dërguari I All'llahut (paqja e bekimet e All'llahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij të pastër!) ka thënë: "Kur dërgoni salavat ngrijeni zërin e salavatin dërgojeni me zë të lartë sepse, dërgimi I salavatit me zë të lartë largon dyfytyrësinë!


Përktheu e përpunoi: Sabrie Feza

Marrë nga libri “Salavati, çelësi i zgjidhjeve të problemeve”