ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

Lajmi i vdekjes së tre shokëve


Një ditë Isai, i biri i Merjemes së bashku me tre shokë të tij dolën për të përmbushur nevojat e tyre. Gjatë rrugës ata kaluan pranë një qypi me flori. Isai (paqja qoftë mbi të!) u tha shokëve të tij: “Ky vret njerëz.” Pastaj, u largua.
Njëri nga shokët tha: “Unë kam për të kryer një nevojë dhe u largua.”
Si i dyti, ashtu edhe i treti të njëjtën gjë thanë dhe u larguan nga hazreti Isai. Të tre së bashku u takuan te vendi ku ndodhej floriri. Dy nga shokët i thanë të tretit: “Shko dhe na bli ushqim.” Shoku i tyre shkoi për të blerë ushqim dhe në të vendosi helm për t’i helmuar dy shokët e vet që ata të mos merrnin pjesë nga floriri.
Kur u largua i treti, njëri nga ata të dy i tha tjetrit: “Kur të sjellë ushqimin, ta vrasim që të mos marrë pjesë nga floriri.” Sapo mbërriti me ushqimin, ata e vranë, e hëngrën ushqimin e helmuar dhe vdiqën të dy. Hazreti Isai u kthye tek ata dhe i gjeti të vdekur. Pastaj me urdhrin e All’llahut Fuqiplotë i ringjalli dhe u tha atyre: “A nuk ju thashë që ky (floriri) vret njerëz?!”
Këtu duhet të dimë se ata tre shokët nuk kanë qenë prej dëgjuesve të hazreti Isait, të cilët arritën në shkallën e lartë të besimit.

Të dashur fëmijë!
Dijeni se krijimi dhe lindja e hazreti Isait (paqja e All’llahut qoftë mbi të!) ka qenë një nga mrekullitë e All’llahut të Madhëruar. Ai dërgoi te hazreti Merjemja (nëna e Isait) një melek në formën e njeriut. Kur e pa, Merjemja u frikësua prej tij. Meleku i tha: “Mos u frikëso! Unë jam dërguar nga All’llahu që të të përgëzoj me lindjen e një djali me emrin Isa, të cilin do ta lindësh ti. Ai do t’u flasë njerëzve që në djep dhe do të jetë profet për bijtë e Izraelit.”
Në atë kohë, Merjemja ishte e virgjër dhe e pamartuar. Kur dëgjoi fjalët e melekut, ajo u habit dhe tha: “Si do të lind unë fëmijë kur nuk kam bashkëshort?!” Meleku i tha: “Vërtet, All’llahu krijon çfarë të dojë dhe kur do diçka i thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet.”
Pas një kohe të shkurtër, Isai filloi të formohej në barkun e nënës së tij. Atë e krijoi All’llahu pa baba, njësoj si krijoi Ademin nga balta, pa baba e pa nënë. Këtë gjë na e sqaron edhe Kur’ani fisnik kur thotë: “Rasti i Isait për All’llahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë.” (Sure “Ali Imran”, ajeti 59)