ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT                               "Robtë e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: "Paqe qoftë!"; (Sure "Furkan", ajeti 63)                "dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;" (Sure "Furkan", ajeti 64)                "dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm; (Sure "Furkan", ajeti 65)                "e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq;" (Sure "Furkan", ajeti 66)                "dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;" (Sure "Furkan", ajeti 67)                "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveëse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe." (Sure "Furkan", ajeti 68)                "Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. (Sure "Furkan", ajeti 69)                "Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Sure "Furkan", ajeti 70)                 "Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure "Furkan", ajeti 71)                "(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;" (Sure "Furkan", ajeti 72)                "edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;" (Sure "Furkan", ajeti 73)                "edhe ata që thonë: "O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ë'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!". (Sure "Furkan", ajeti 74)                "Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." (Sure "Furkan", ajeti 75)                "Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!" (Sure "Furkan", ajeti 76)               

Islami dhe prindërit


Zekeria ibn Ibrahim ka qenë i krishterë pastaj ka përqafuar Islamin në duart e imam Sadikut (a.s.). Një ditë Zekeria e pyeti imamin për një fetva:"Unë e kam nënën të verbër dhe jetoj me familjen time. Ha e pi prej ushqimit të tyre dhe me enët e tyre. Çfarë rregulle ka për këtë veprim?" Imami e ka pyetur: "A e hanë mishin e derrit?" Zekerija i ka thënë: "Jo, o zotëria im". Imami i ka thënë: "Ha me ata dhe mirësoje nënën tënde me sa të mundesh."
Zekeria u kthye në Kufe, duke e mirësuar të ëmën e i shërbyer shumë asaj. E ushqente me dorën e tij, i lante rrobat, e pastronte etj. Nëna e tij është habitur nga ky veprim i tij. Dhe një ditë e pyeti: "O biri im, kur ishe në fenë tonë nuk m'i bëje këto që po më bën këto ditë. Vërtet, ti më mirëson, më shërben, më respekton." Zekeria iu përgjigj me sjellje e kulturë islame: "Një njeri prej rrënjës së Profetit më këshilloi për këto veprime." Ajo i tha: "A Profet është ai?": "Jo, o nëna ime, iu përgjigj Zekeria, ai është prej bijve të Profetit dhe është imam." Nëna me dashuri i tha: "O biri im, o Zekerija, mbaje fenë tënde sepse ajo është feja më e përsosur ndër fetë. Më njih me atë fe o biri im." Zekeria filloi t'i shpjegojë asaj besimin islam dhe këshillat e All-llahut për pasuesit e kësaj feje të drejtë e të vërtetë. Zemra e nënës u emocionua prej fjalëve të Zekerias dhe përqafoi Islamin. Ajo mësoi të falte namazin. Sa herë që vinin kohët e namazeve, ajo çohej dhe i falte ato. Më vonë u sëmur e ndenji në shtrat. Ajo ndërroi jetë myslimane besimtare dhe xhenazenë e saj e përcollën myslimanët dhe u varros në varezat e myslimanëve.
(Marrë nga libri "Morali Islam 1)